UNITETI po mobilizohet, “refresh” në degët e Kumanovës dhe Likovës

Published on 25-05-2017

Kuvendet e degëve të UNITETIT në komunën e Kumanovës dhe në komunën e Likovës mbrëmë zgjodhën kryesi dhe Kryetar të ri. Në prezencë të Kryetarit të partisë, Gjen.Gëzim Ostreni, kuvendarët e deleguar nga nëndegët e këtyre dy degëve, debatuan për aktivitetet e këtij subjekti politik në këto rajone, zhvillimin e strukturave të Unitetit në të njejtat, si dhe zgjodhën udhëheqësitë e reja.

Për kryetare të degës së Unitetit në Kumanovë unanimisht u zgjodh ekonomistja Xhavide Zymberi-Ebibi, nënkryetare e deritanishme e Kryesisë së degës.

Ajo pasi faleminderoi kuvendarët për besimin e dhënë u zotua se do të angazhohet për forcimin e partisë UNITETI në komunën e Kumanovës, si dhe për kthimin e dinjitetit të shqiptarëve të Kumanovës.

Dega e Likovës për kryetar zgjodhi sekraterin e deritanishëm të degës, magjistrin e shkencave politike Arbnor Tefiku. Pas zgjedhjes, Tefiku u shpreh se rajoni i Karadakut dhe komuna e Likovës në veçanti është lënë pas dore si nga pushteti qëndror poashtu edhe nga pushteti lokal. Ai u zotua se do të krijojë hapësirë të mirëfilltë për të rinjtë dhe të gjithë personat me vlera të këtij rajoni, që bashkarisht të kontribojmë për një të ardhme me të mirë.

Para të pranishmëve u drejtua edhe Kryetari i partisë, Gjen.Gëzim Ostreni i cili pasi përuroi kryetarët dhe kryesitë e posazgjedhura, inkurajoi të njejtit të angazhohen maksimalisht për të mirën e qytetarëve të këtyre anëve. Kryetari Ostreni shpjegoi para të pranishmëve edhe situatën aktuale politike dhe raportet në koalicion.

Enjoyed this video?
uniteti-640x349
"No Thanks. Please Close This Box!"