Ushtria amerikane hyn në Maqedoni, konvoji i transportuesve luftarak hyjnë nga kufiri bullgar

Published on 28-07-2017

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake sot në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni do të hyjnë 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Armatën e Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17”.

Në Kumanovë pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e Armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezentohen një pjesë e automjeteve ushtarake të FA të SHBA-së.

Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, automjetet do të prezentohen në Shkup, Shtip dhe Veles me ç’rast përmes interaksionit të popullatës lokale krahas prezentimit do të realizohen sesione të fitnesit si dhe gara për fëmijë. Më 31 gusht në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe media. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunimin civilo-ushtarak në Strumicë dhe Strugë ku krahas prezentimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli midis pjesëtarëve të dy armatave me klubin lokal.

Stërvitja dedikohet për mbështetjen e qëllimeve të trajnimit për përforcimin e procedurave operative standarde të ARM-së si dhe për zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.
us-1-696x464

ushtar

Enjoyed this video?
us-1-696x464
"No Thanks. Please Close This Box!"