Vasili: Ja pse e paditëm në Prokurori Edi Ramën

Published on 21-06-2017

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit bëri për punonjësit e Policisë Së Shtetit që pas pune të linin uniformat dhe të dilnin në fushatë për të mbledhur votat e PS-së.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili tha se kjo çështje nuk kalon me një ndjesë të kreut të qeverisë, ndërsa argumentoi dhe faktin se pse LSI e paditi Ramën dje në Prokurori.

“Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.

Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme.”, tha Vasili.

PADIA E LSI

Dje LSI paditi Ramën, pasi “kryeministri shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS”. “Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marre vota për PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet”, deklaroi LSI.

Sipas kësaj force, që është ende në koalicion qeverisës me PS-në dhe kryetarin e saj Edi Rama, ‘Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore’.

“Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 maj 2017. Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda të rregullave në një proces zgjedhor”, thotë LSI.

Enjoyed this video?
edi-rama-petrit-vasili
"No Thanks. Please Close This Box!"