Vazhdojnë vjedhjet gjatë fundvitit, vjedhje dhe sulm fizik në një shitore të Kumanovës

Published on 28-12-2016

22

Hajdut i armatosur dje në mbrëmje ka grabitur në shitoren “Elida” në Kumanovë  vendbanimin  Karposh, ka vjedhur 57,000 denarë. Siç kumton policia, vjedhja është kryer në ora 19:26, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Hajduti ka hyrë në shitore, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar ndaj të punësuarit, punëtori edhe i cili ka arritur të shtypë butonin e alarmit. Hajduti e ka vërejtur dhe e ka goditur në kokë, pastaj e ka detyruar atë për të shkuar në depo, ku njëra prej kolegeve i’a ka dhënë paratë. Pastaj, edhe një herë e goditur punonjësin në kokë, pastaj është larguar në drejtim të panjohur’, informojnë nga policia.

Enjoyed this video?
22
"No Thanks. Please Close This Box!"