Vazhdon gara në 35 komuna, BDI në balotazh në 13 komuna me BESË-n, Aleancën dhe LSDM-në

Published on 16-10-2017

Dyzet e pesë kryetarë komuna fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë. Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë. LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37-të kryetarë komunash, VMRO-DPMNE 3, BDI 2 dhe Partia Demokratike e Turqve 1. LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë BDI-LSDM, në 1 LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në 1 PDSH dhe BESA.

 

Enjoyed this video?
ok_1508158536-9682276
"No Thanks. Please Close This Box!"