Vazhdon rënia e investimeve të jashtme në Maqedoni

Published on 03-04-2017

4BEinvestime

Niveli i investimeve të jashtm të drejtpërdrejta në Maqedoni ka rënë. Në fillim të këtij viti këto investime arritën në 33.59 milionë euro, që është minusi më i madh në katër vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga cili vend dhe në cilën sferë ka minus investimesh do të dihet në muajin maj, kur Banka Popullore t’i publikojë raportet e çerekut të parë.

Analistët ekonomik thonë se situata e tanishme politike kontribuon në uljen e investimeve, ose kompanitë e interesuar bëjnë analiza plotësuese për të qenë të kujdesshëm.

Në lidhje me investimet e jashtme, rrjeti BIRN ka kryer një analizë të tyre, ku del se për një dekadë është investuar 7 herë më pak se sa që është paralajmëruar, si edhe janë hapur më pak vende pune, si edhe kanë dështuar shumë investime të paralajmëruara.

Enjoyed this video?
4BEinvestime
"No Thanks. Please Close This Box!"