Vdiq Sefedin Nuredini, aktori i madh i skenës shqiptare

Published on 15-01-2017

sefedinnuredini

Mbrëmë ndërroi jetë aktori dhe regjisori i shquar i skenës shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjerë, Sefedin Nuredini. Sefedin Nuredini është nga Kumanova, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij. Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj më parë në skenën e po këtij teatri para vetëm disa muajve, si kryepersonazh në dramën “Të gjithë bijtë e mi” të Arthur Milerit.

Sefedin Nuredini interpretoi numër të madh rolesh që do të mbahen mend, si në teatrin amë, ashtu edhe nl skena të tjera të shumta. Gjithashtu realizoi me sukses si regjisor disa shfaqje teatrore dhe filma.

Enjoyed this video?
sefedinnuredini
"No Thanks. Please Close This Box!"