Veshë të brendshme dy million dollarëshe, modelja e Victoria Secret shpërthen në lot

Published on 02-11-2017
“Victoria’s Secret” përzgjedh brazilianen Lais Ribeiro për slatën

Modelja braziliane Lais Ribeiro është e përzgjedhura e “Victoria’s Secret” Fashion.   Ajo do të mbajë në slatën e vitit, të brendshmet “Fantasy”, që  kushtojnë 2  milionë dollarë.

Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.

“Kurrë  nuk  kam  qarë  kaq  shumë  në  jetën  time. Eshtë  kaq  emocionuese, nuk po e besoj dot .”

Përzgjedhja e saj është  një  vlerësim  shumë i  madh nga  shtëpia  e  modës  për  27 -vjeçaren.  Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës që ka bërë për shumë vite. Modelja shprehet se askush nuk mund të besonte që një vajze nga një qytet i vogël i Brazilit do të arrinte deri këtu.

Sfilata do të zhvillohet në Shanghai, ku Lais Riberio do të shfaqet me e bukur se kurrë. Këtë vit ekskluzivitetin e të brendshmeve “Fantasy” për Victoria’s Secret e ka argjendari Mouawad. Gjithçka është e mbuluar nga diamantet e verdhë dhe blu 18 karat, përmbajnë 6000 gurë të çmuar dhe janë dashur 350 orë për t’i dizenjuar. /Klan Plus/

Enjoyed this video?
unnamed-file-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"