Veshjet e Remzijes, Shkurtes e Shyhretes kushtojnë më shtrenjtë se të këngëtareve të reja

Published on 12-07-2017

Këngëtaret shqiptare përherë ankohen se paguajnë shuma të shtrenjta për veshjet e tyre.
E në kohën kur “In” je vetëm nëse veshjet janë firmato, atëherë kostoja është edhe shumë më e lartë. Megjithatë, këngëtarja e mirënjohur Remzije Osmani ka një mendim tjetër:

Gjatë një emisioni televiziv ajo si në shaka është shprehur: “Nëse e shohim se si po vishen këngëtaret e reja, atëherë i bie që veshjet e mia, të Shkurtës, Shyhretës e disa të tjerave që jemi gjeneratë më e vjetër kushtojnë më shtrenjtë se këtyre këngëtareve të reja, pasi që për veshjet tona nevojitet material më shumë”, ka thënë ajo, shkruan “Kosovarja”.

Gjeneratë e këngëtareve si Remzije Osmani, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli janë shembull jo vetëm për vokalin e tyre muzikore, por edhe për paraqitjet skenike dhe vlerat muzikore që kanë sjell ndër vite në skenën tonë muzikore shqiptare.

Enjoyed this video?
remzie-osmani_1499866688-2466252
"No Thanks. Please Close This Box!"