Vetëvendosje sulmohet me mjete shpërthyese në një tubim

Published on 05-06-2017

Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes së saj në Facebook, thotë se mbrëmë është sulmuar gjatë një tubimi të kësaj partie.

Ata thanë në postimin e tyre se disa persona janë përpjekur që ta prishin tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Studençan të Therandës.

Më poshtë keni postimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook:

Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Lëvizjes

Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s i ka nxjerrë nga takti koalicionet e territ.

Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës. Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor.

Por sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi.

Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.

Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.

Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.

Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër!

Enjoyed this video?
albin kurti
"No Thanks. Please Close This Box!"