VIDEO/ Aksident i rëndë në Meksikë, 20 të vdekur pasi autobusi bie në greminë

Published on 22-05-2017

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në Meksikë pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në një greminë.

Aksidenti ndodhi afër qytetit Motozintla, nga ku autobusi kishte marrë disa nga pjesëmarrësit e një riti fetar dhe për t’i rikthyer nëpër  shtëpi.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Udhëtarët vinin nga komuna La Trinitaria dhe të paktën 20 prej tyre vdiqën, ndërsa 30 janë plagosur.

Nuk është ende e qartë çfarë e ka shkaktuar aksidentin./SYRI.net/ 

Enjoyed this video?
auto_526x297-CXR1495446830
"No Thanks. Please Close This Box!"