VIDEO/ Atletico fiton në minutat e fundit

Published on 13-02-2017

atletiko

ATLETICO MADRID KA ARRITUR TË SHËNOJË FITOREN E 12-TË NË LA LIGË SIVJET, DUKE MPOSHTUR CELTA VIGON NË ÇASTET E FUNDIT.

Ekipi madrilen fitoi 3 me 2 me dy gola të shpejtë në minutat e fundit.

Cabral shënoi i pari në ndeshje për Celtan. Ai realizoi në minutën e pestë, gjashtë minuta para se Fernando Torres të barazonte gjithçka me një supergol.

Në pjesën e dytë Guidetti shënoi në minutën e 78-të për epërsinë e dytë të Celtas, por dy supergola të shpejtë nga Carrasco dhe Griezmann në minutat 87 dhe 88 i dhanë fitoren e radhës Atleticos.

Skuadra e Diego Simeones tani ka 42 pikë në pozitën e katërt, shtatë më pak se Reali që prinë me dy ndeshje më pak.

Enjoyed this video?
atletiko
"No Thanks. Please Close This Box!"