Video/ Kupa e Konfederatave, Gjermania ndan 1 pikë me Kilin

Published on 22-06-2017

Vetëm 6 minuta i janë dashur Kilit për të kaluar në avantazh ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kupës së Konfederatave që po luhet në këto momente. Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanches ndëshkon kampionët e botës, duke kaluar ekipin e tij në avanatzh.

Por Gjermania ka barazuar rezultatin me Lars Stindl në minutën e 41-të, pas një aksioni të bukur të kampionëve të botës. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në 45 minutat e dyta ndeshja nuk pati histori, me dy ekipet që sikur u pajtuan me barazimin, duke ndarë nga 1 pikë me njëra-tjetrën.

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta në Grupin B kryesojnë Kili dhe Gjermania me pikë të barabarta, 4, ndërsa nga 1 kanë Australia dhe Kameruni.

 

 

Enjoyed this video?
auto_barazim1498161281
"No Thanks. Please Close This Box!"