Vizita e Donald Trump në Azi, SHBA pozicionon luftanijet pranë Koresë Veriore

Published on 05-11-2017

Koreja e Veriut është pothuajse tërësisht e rrethuar nga një mur i anijeve luftarake amerikane, bombarduesve, raketave me më shumë se 80 mijë ushtarë në gjendje gatishmërie, pasi presidenti Donald Trump ka nisur vizitën e tij në Azi, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Trump do të takohet me udhëheqësin e Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Në krye të agjendës së tij, janë testimet e fundit të armëve bërthamore nga ana e Koresë Veriore.

Por, në Korenë Jugore gjendet nëndetësja më e madhe ushtarake në botë, e gatshme të sulmojë në rast të eskalimit të krizës me Korenë e Veriut.

Tri anije që bartin avionët ushtarak amerikanë po operojnë aktualisht në Paqësor.

Secila prej këtyre tre luftanijeve bartë në një krah deri në 90 avionë dhe helikopterë.

Po ashtu, Flota e Shtatë e SHBA-së që ka selinë e saj në Japoni – ajo bartë deri në 70 anije dhe nëndetëse nën komandën e saj.

Enjoyed this video?
auto_lu1509874461
"No Thanks. Please Close This Box!"