Vjedhja e BSH, gjykata: Bitraj dhe Bruzia të kthejnë paratë që morën

Published on 05-07-2017

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e dy të dënuarve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.
Gjykata e Tiranes në vendimin kërkon që Bruzia e Bitraj duhet t’i kthejnë bankës paratë e vjedhura.

Pas vjedhjes banka paditi Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzian për kthimin e shumës, 713 milionë lekë. Bitraj dhe Bruzia të dënuar me nga 20 vite burg për vjedhje e thesarit të Bankës së Shqipërisë në zonën e Linzës.

Pas hetimit të skandalit nga prokurori Ramadan Toci në pranga përfundoi dhe ish Guvernatori i Bankës Ardian Fullani, por procedimi ndaj tij u mbyll pasi gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit i dhanë atij pafajësinë, shkruan Shqiptarja.com.

Kjo pafajësi nuk u apelua nga prokuroria me rekurs në gjykatën e Lartë duke sjell për pasojë të drejtën e Fullanit për të kërkuar dëmshpërblim dhe rikthim në detyrë, por gjykata administrative i njohu ish guvernatorit vetëm 12 paga kompensim.

Skandali u zbulua në korrik të vitit 2014 ndërsa në total për këtë dosje u proceduan 15 persona mes tyre dhe ish drejtues të bankës dhe ekspertë të inventarizimit të arkave të grabitura në thesar.

Enjoyed this video?
banka-e-shqiperise_1499247999-6926988
"No Thanks. Please Close This Box!"