Vjosa Osmani: E turpshme dhe e pafalshme ajo çfarë po bën Haradinaj

Published on 14-09-2017

Pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se sipas Prokurorisë, AKI-së dhe Policisë së Kosovës, ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, nuk ka keqtrajtuar shqiptarët në Prishtinë në vitin 1999, ka reaguar edhe deputetja e LDK-së Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, në një postim në Facebook, ka ngritur dyshimet se si Prokuroria, Policia dhe AKI-ja, janë deklaruar që ky ministër është i pastër para ligjit, ende pa u mbushur as 24 orë.

Deputetja Osmani, ka theksuar se Rikalo duhet të suspendohet derisa të ketë një hetim të mirëfilltë të rastit.

Ajo e ka quajtur të turpshëm këtë akt ndaj viktimave dhe të pafalshëm për institucionet e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi I plotë:

Si eshte e mundur qe ende pa u mbushur 24 ore nga raportimet per te kaluaren e ministrit Rikalo, Prokuroria, Policia dhe AKI te deklarohen se ky minister eshte i paster para ligjit. Kur u hetuan pretendimet? Kur u degjuan deshmitaret? Kur u gjinden studentet e Deçanit qe kishin qene te maltretuar? A eshte kjo procedura standarde per secilin rast te maltretimeve e keqtrajtimeve ndaj shqiptareve (pra injorimi i deshmive dhe i detyres zyrtare) apo po veprohet keshtu vetem per shkak se politika ka gisht ketu? Jo rastesisht, me nje logjike te tille institucionale, asnje serb qe ka kryer krime ndaj shqiptareve gjate viteve te 90-ta nuk eshte denuar deri tani. Ankohemi se te tjeret po i mohojne krimet ndaj shqiptareve, por ne fakt vet kontribuojme per nje gje te tille.

E turpshme ndaj viktimave; e pafalshme per institucionet e Kosoves.

Me e pakta qe do te duhej te ndodhte do te ishte suspendimi i Rikalos deri sa te kete nje hetim te mirefillte te rastit. Asnje institucion i Kosoves nuk duhet te kete vend per keqtrajtues e paramilitare. E verteta nuk mund te fshihet. Ajo del ne pah heret a vone. Vuajtjet e popullit shqiptar te viteve te 90-ta nuk duhet te harrohen kurre.

Enjoyed this video?
auto_vjodas1505404700
"No Thanks. Please Close This Box!"