Vlora Çitaku reagon ashpër pas lirimit të Sekiraqës, ‘godet’ edhe EULEX-in

Published on 20-10-2017

Ditën e djeshme Enver Sekiraqa i akuzuari për vrasjen e policit Tiumf Riza është liruar nga masa e paraburgimit.

Pas lirimit të tij ka reaguar ambasadorja Vlora Çitaku e cila thotë se ai është një kriminel ordiner.

“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. Nga gjygjtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ndryshe, Sekiraqa është liruar në arrest shtëpiak. Ai është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vite burgim për vrasjen e Triumf Rizës.

Enjoyed this video?
vlora-1
"No Thanks. Please Close This Box!"