VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për sulmin ndaj Todorovit

Published on 02-06-2017

Partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE vazhdon me akuzat ndaj LSDM-së për siç e quajtën “atentatin”  ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Nga partia e Nikolla Gruevskit thonë se opinioni me këtë akt e pa rezultatin e gënjeshtrave mllefit dhe urrejtjes që LSDM e ka mbjellë tek qytetarët kundër VMRO DPMNE-së. Partia opozitare ndjen se ndaj sajë është duke u zhvilluar hajkë e orkestruar me qëllim frikësimin dhe eliminimin e funksionarëve dhe partisë. VMRO DPMNE i quajti gënjeshtra dhe manipulime protestat kundër ish ministrit Todorov, i cili pati refuzuar mjekimin e Tamarës së vogël jashtë shtetit, pas çka vajza ndërroi jetë.

Kjo sipas partisë opozitare është vetëm manipulim me ndjenjat e qytetarëve që ballafaqohen me familjarë të sëmurë.  VMRO DPMNE-ja i kërkoi LSDM-së që të ndërpresin skenarin e ndjelljes së urrejtjes pasi pasojat do ti bartin vetë para ligjit dhe qytetarëve. /SHENJA/

Enjoyed this video?
vmro4-640x356
"No Thanks. Please Close This Box!"