VMRO-DPMNE: Asgjë nuk është bërë për qytetarët gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë

Published on 10-09-2017

Në reagimin me shkrim ndaj deklaratës së LSDM-së për arritjet e Qeverisë në sferën sociale gjatë 100 ditëve të para të mandatit, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk është bërë asgjë për qytetarët, vetëm se shteti është në kufi të kolapsit ekonomik.

“Nuk ka para as për rritjen e planifikuar të pensioneve, as për rritjen e pagës mesatare në 30.000 denarë e as për pagë prej 100.000 denarë për mjekët”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se me paratë me të cilat Qeveria ka marrë borxh, do të mund të ndërtoheshin 2.500 çerdhe për fëmijë, ndërsa tani nuk është ndërtuar asnjë.

“Ministrja Carovska, përveç planifikimit për përkujdesjen e refugjatëve nuk kujdeset për asgjë tjetër. Nuk kujdeset për fëmijët e moshës parashkollore, për pensionistët, për kategoritë sociale të qytetarëve”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE.

Enjoyed this video?
vmro
"No Thanks. Please Close This Box!"