VMRO-DPMNE: Ka shkelje ligjore në emërimin e drejtorëve nëpër institucione

Published on 27-06-2017

Alsat-M bën të ditur se VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj emërimit të drejtorëve të rinj nëpër institucione të ndryshme.

Nga kjo parti thonë se LSDM-ja vazhdon të sillet si opozitë, me papërgjegjësi dhe joprofesionalizëm. Nga OBRM-ja akuzojnë se drejtorët e rinj të emëruar nuk kanë respektuar ligjin për emërime dhe shkarkime.

”Drejtorët e rinj të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të Byrosë për Siguri Publike, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim janë emëruar pa respektuar detyrimet ligjore për njohje të gjuhës angleze. Këta janë kuadër të cilët edhe pse kishin obligime ligjore, nuk kanë parashtruar dëshmi se e njohin gjuhën angleze, ndërsa LSDM-ja i promovon si kuadër kompetent”, tha Emilija Aleksandrova,VMRO-DPMNE.

Enjoyed this video?
VMRO-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"