VMRO-DPMNE nuk ia lëshon zyrën kryeparlamentarit Talat Xhaferit (VIDEO)01:13

  • 1,557 views
Published on 02-05-2017

Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe klika e tij nuk dorëzohen. Të njëjtit nuk e pranojnë Talat Xhaferin si kryetar i Kuvendit.

Zyra ku kanë qëndruar deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe disa funksionarë të lartë të kësaj partie ka qenë e pakapshme për mediat.

“Talat Xhaferi ka dhënë instruksione në administratën e Kuvendit qysh në mëngjes që gjithçka të funksionojë sipas shumicës parlamentare. Zyra nuk është institucion, institucion është kryetari i Kuvendit, institucion është Talat Xhaferi”, kështu ka deklaruar Artan Grubi deputet i BDI-së, raporton gazeta Lajm.

Sipas tij, nuk do të ketë obstruksione. Ai pret që edhe aktorët tjerë do të respektojnë këtë vullnet.

Grubi porositë deputetët e VMRO-së që ta lëshojnë zyrën.

Enjoyed this video?
maxresdefault-1
"No Thanks. Please Close This Box!"