VMRO-DPMNE: PSP-ja përmes eliminimit të partisë sonë, dëshiron ta dobësojë shtetin

Published on 02-07-2017

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar edhe sot PSP-në për përndjekje të partisë së tyre. Ata thonë se PSP-ja ka detyrë të udhëheq proces politik për të eliminuar OBRM-PDUKM dhe me këtë sipas tyre, ta dobësojë edhe shtetin.

“Mëkati jonë është që gjithë 11 vite ishim në mbrojtje të interesave shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë, që rezistuam shumë presione dhe kërcënime në llidhje me emrin e shtetit, që nuk pranuam nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme për popullin tonë, ose nuk pranuam platforma nga shtetet e huaja”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, PSP-ja që siç e quajnë zyrë e LSDM-së, është perde tymi për të mbuluar paaftësinë e qeverisë dhe vendimet e dëmshme për shtetin.

Enjoyed this video?
Vmro-selia-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"