VMRO mburet: Realizuam projekte për mirëqenien e qytetarëve

Published on 21-05-2017

VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme thekson se në periudhën e kaluar kanë realizuar një sërë projekte të cilët i kanë premtuar para qytetarëve, ndërsa qëllimi i vetëm i LSDM-së është asgjësimi i shtetit dhe minimi i sistemit kushtetues.

Në kumtesë thuhet se sot solemnisht do të hapet objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë, është nënshkruar marrëveshje për Qendër të re klinike dhe se në vijim është ndërtimi i autostradave Demir Kapi – Smokvicë, Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër dhe rikonstruksioni i aksit Veles – Shtip dhe autostrada Shkup – Kumanovë.

Nga VMRO-DPMNE-ja përkujtojnë se këtyre ditëve ka filluar edhe pagesa e subvencioneve bujqësore dhe se në 10 vitet e kaluara është ndihmuar bujqësia me mbi një miliardë euro subvencione.

Enjoyed this video?
VMRO-DPMNE-480x313
"No Thanks. Please Close This Box!"