VMRO: Rasti i Super Kupës, Qeveria e re po bën populizëm dhe politikë

Published on 28-06-2017

VMRO-DPMNEja sot akuzoi qeverinë për populizën dhe politikë në rastin e mbajtjes së Super Kupes. Në këtë rasti sipas VMRO-DPMNE-së, nuk ka problem real.

“Qeveria para 10 ditëve njoftoi se do të dështojë Super Kupa, pasi qeveria e kaluar nuk ka realizuar përgatitjet, se nuk ka investuar dhe se ata janë ballafaquar me shumë probleme. Fotografia që e publikoi qeveria, ku kërkoi edhe 15 milionë euro tjera për ndërtimin e një tribune të re, ishte e panevojshme dhe joreale”, tha Lluka Kërzhalovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se pas dhjetë ditëve qeveria njoftoi se ka gjetur zgjidhje dhe se Super Kupa do të organizohet, duke realizuar populizëm dhe fituar pikë politike

Enjoyed this video?
3209106
"No Thanks. Please Close This Box!"