Vrasja në Vlorë, kreu i OSHEE po largohej kur e qëlluan (DETAJE)

Published on 26-05-2017

Për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes dhe identifikuar autorët e këtij atentati mafioz, veç kamerave të sigurisë së hotel “Vlora” e bizneseve përreth saj, janë marrë në pyetje edhe dhjetëra persona, kryesisht dëshmitarë e personel i lokalit ku ndodhi krimi i rëndë.

Siç mësohet, janë rreth 20 persona që u morën në pyetje për ngjarjen, të gjithë në cilësinë e dëshmitarit apo që mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të 40- vjeçarit Mirvjen (Erven) Hyseni.

Policia ka marrë dëshmitë e tyre për të hedhur më shumë dritë rreth dinamikës së ngjarjes, apo identifikimit të autorëve që dyshohet se janë vrasës me pagesë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, pasi ka dyshime se autorët, para se të vepronin, mund ta kenë studiuar zonën disa herë së paku në ditët e fundit.

Mësohet se vajza e 40- vjeçarit Hyseni ishte duke luajtur me një biçikletë në momentin kur në drejtim të babait të saj dhe drejtorit të OSHEE-së është qëlluar me breshëri plumbash.

Për fat të mirë, vajza e vogël, edhe pse ndodhej në rrezen e plumbave, ka arritur të shpëtojë. Nga paniku i të shtënave, ajo ka lënë të rrëzuar biçikletën me të cilën po luante, ndërsa në përpjekje për t’u larguar ka lënë në vend edhe shapkat e saj.

Nisur nga mekanizmi i ngjarjes nga autorët tregon fare qartësisht se këta të fundit nuk kanë marrë në konsideratë asgjë në lidhje me faktin se zona ishte e mbipopulluar në atë orë dhe se në lokal ndodheshin shumë persona.

Vajza e vogël e Hysenit ka shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që po në mënyrë të tillë u kanë shpëtuar breshërive të plumbave edhe dhjetëra persona të ndodhur në lokal gjatë momentit të atentatit.

Fatkeqësisht, viktimë e rastësishme mbeti 44-vjeçari Roland Saliu, i cili sapo ishte ngritur në këmbë që të largohej. Deri më tani identiteti i autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë vrasës me pagesë, është ende mister. /Panorama/

Enjoyed this video?
screenshot-1_1495788559-5294785
"No Thanks. Please Close This Box!"