Vritet 33 vjeçari në Prishtinë, mbetet e plagosur 19 vjeçarja

Published on 24-11-2017

jë person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, kurse një femër ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R. C,  19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte),të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

 

Enjoyed this video?
auto_lll1511510237
"No Thanks. Please Close This Box!"