Vritet aktori i njohur turk, ja detajet (Foto)

Published on 28-08-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Aktori dhe moderator i njohur turk Vatan Sasmaz është vrarë nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila pasi ka qëlluar aktorin 4 herë pas shpine me armë zjarri aktorin , ka vrarë edhe vetën.

Dyshohet se dyshja janë grindur më njëri tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelin ai është qëlluar pas shpinë.

Aktori 43 vjeç dhe ish modelja duket se kanë pasur një romancë të fshehtë disa vjeçare .

Ndërsa kujtojmë se që nga vit 2015 , Vatan është I martuar me aktoren Yasemin Adali.

Vatan njihet për disa interpretime në kinematografinë turke, ndërsa së fundi ai ka qenë moderator në një emision pranë televizionit shtetëror ‘TRT’./Syri.net

3

2

1

Enjoyed this video?
policia2_1503904075-6558716
"No Thanks. Please Close This Box!"