Vritet shqiptari në Torino, policia italiane: Larje hesapesh mes bandave

Published on 22-10-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Torino, aty ku një shqiptar mbeti i vrarë.

Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 në Sao Paulo, një lagje popullore afër qendrës.

Policia, po heton për të identifikuar se kush ka qëlluar dhe për çfarë arsye ka hapur zjarr.

Dyshohet se autorët janë dy burra.

Sipas rindërtimit të skenës nga ana e hetuesve rreth orës 3.30 të mëngjesit, dy perosona gjuajtën kundër 3 herë më një armë të kalibrit 45 mm.

Shkëmbimi ka ndodhur në rrethrrotullimin e Pozzo Strada.

Mendohet se shkëmbimi i zjarri ka ardhur si larje hesapesh midis grupeve shqiptare.

Enjoyed this video?
auto_poli1508662992
"No Thanks. Please Close This Box!"