Vujanoviç: Malit të Zi nuk i duhet referendum për anëtarësim në NATO

Published on 24-04-2017

Vujanoviç

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç tha sot se nuk do të propozojë referendum për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ai tha se Parlamenti ka legjitimitet që të prononcohet për këtë çështje, ndërsa ai personalisht ka ndryshuar mendjen krahasuar me para katër vitesh, kur pohoi se do të ketë referendum mbi këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë para katër vitesh dhash pikëpamjet e mia, shumë qartë dhe sinqerisht, duke konsideruar se referendumi është mënyra më e mirë që të theksohet vullneti i qytetarëve. Katër vitet e fundit treguan se për këtë nuk ka nevojë. Nuk ka ndodhur asgjë që do ta bënte të domosdoshëm referendumin. Qytetarët tanë e dinë se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin edhe prononcim për NATO-n. Dhe, me rastin e këtyre zgjedhjeve është ngritur aktakuzë për aktivitete terroriste të cilat ishin planifikuar në ditën e zgjedhjeve dhe për aksionin terrorist që duhej të ndryshonte vullnetin e qytetarëve dhe të konstituonte Parlamentin, që në përbërjen e vet do të ishte kundër NATO-s. Në kushte të tilla, është evidente se nuk ka nevojë për referendum dhe është evidente se Parlamenti dhe deputetët e tij duhet të marrin përgjegjësinë për vendimin mbi pranimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike dhe ti mundësojnë Malit të Zi hyrjen në NATO”, tha Vujanoviç.

Ai shtoi se referendumi është i panevojshëm dhe se do të ishte sfidë e re mbi sigurinë, rrezik i ri dhe aktivitet i panevojshëm. Vujanoviç tha se nuk pret trazira të premten kur më 28 prill në Cetinjë, deputetët do të votojnë për Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Enjoyed this video?
Vujanoviç
"No Thanks. Please Close This Box!"