Walker takohet me Selën (Foto/Video)

Published on 09-05-2017

Walker

Ish-shefi i OSBE-së dhe Ndihmës sekretari i SHBA-ve në kohën e luftës së Kosovës William Walker ka takuar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela në Livadhi të Strugës ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe ngjarjet në vend, më 27 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela i ka treguar Walker për ngjarjet në Kuvend ku i ka thënë se ngjarjet kanë qenë të përgatitura nga struktura të policisë në vend dhe se së paku tre deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë hapur dyert kryesore të Kuvendit.

Walker nga ana tjetër ka shprehur keqardhje për ngjarjet në Kuvend dhe tha se ka ndjerë përgjegjësi morale që të takohet me Selën dhe me faktorët politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Përndryshe, Walker e ka të ngjeshur agjendën e takimeve me kryetarët e partive politike shqiptare. /Telegrafi/

Enjoyed this video?
Walker
"No Thanks. Please Close This Box!"