Xhaferi i lutë deputetët e VMRO-së të heshtin (Foto)

Published on 14-07-2017

Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë vazhdoi me një kërkesë mjaft interesante të kryekuvendarit, Talat Xhaferi, drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
<div></div>
Në monitorin e kompjuterit, Xhaferi kishte ngjitur një letër me përmbajtje fotografike dhe me shkrim, ku thuhet ”U lutem heshtni”.

Ky reagim i Xhaferit vjen pasi që në debatin për rendin e ditës të seancës së 8 të Kuvendit, deputetët reaguan ashpër nga vendet e tyre, duke krijuar zhurmë, kurse Xhaferi nuk arriti që ta qetësojë situatën përmes ziles së tij.

Reagimi i deputetëve erdhi pasi që u hoq nga rendi i ditës, pika e raportit të buxhetit, sepse ministri Dragan Tevdovski nuk ishte i pranishëm, por arriti me vonesë.

1aas

Enjoyed this video?
Heshtni-u-lutem-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"