Xhaferi: Ne nuk mund të ndalojmë të marrim frymë, ata le të ndalojnë ndotjen (Foto)

Published on 21-08-2017

Ashtu si u paralajmërua, ka filluar protesta për ajër të pastër në Tetovë, e organizuar nga Eco Guerilla e cila ka bërë thirrje me sloganin ”Mbrohu ose Helmohu”.

”Kërkojmë nga Qeveria që të që mos përsëritet edhe një herë një deponi e njejtë. Do ta ndjekim edhe më tej që deponia mos të përsëritet edhe një herë. Nuk mund të ndalojmë që të marrim frymë, pushtetet duhet të ndalojnë që të ngriten deponi.” tha Ariani Xhaferi i Eco Guerillas.

Deponia-5

Përndryshe, pas ndezjes së mbeturinave dhe mbulimin me tym të qytetit, Komuna e Tetovës ka angazhuar kompani që do të pastrojë totalisht deponinë në fjalë.

Vërehet një numër i vogël i protestuesve në vendin e protestës ku është edhe deponia e egër.

protesta-4

Enjoyed this video?
Deponia-5
"No Thanks. Please Close This Box!"