Xhevdet Hajredini: Dekoratat e Hashim Thaçit amnistojnë përkrahësit e Nikolla Gruevskit13:11

  • 62 views
Published on 24-11-2016

Xhevdet Hajredini: Ndarja e dekoratave për qytetarët e Maqedonisë për meritat e tyre për çlirimin e Kosovës me okupimin shekullor serb nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi pa dyshim është për tu lavdëruar.

Fatkeqësisht vendimi i Presidentit kjo ngjarje të organizohet në këtë ditë dhe në këtë vend hap shumë pyetje edhe dyshim, nga na tjetër lista e të dekoruarve përmban persona që në bazë të fakteve, të biografive, dhe veprimit politik të tyre nuk është dashtë të përzihen me personat që këtë dekoratë me meritë e meritojnë mes të cilëve gjenden shokë dhe miq dashamirë të mijë të cilëve shfrytëzoj publikisht tua uroj dekoratën ,  nuk ka dyshim se kjo ngjarje nuk është e organizuar as rastësisht, as pa qëllim politik ose nga padia, përkundrazi është bërë  për të ndikuar direkt në mënyrë të vrazhdë në procesin e fushatës parazgjedhore , është bërë me qëllim që tu ndihmohet dhe të amnistohen partitë dhe personat të cilët duke qenë në pushtet mbi 10 vjet e sollën shtetin në  gjendje krize të thellë dhe aktualisht duke e mbështet Nikolla Gruevskin i pengojnë edhe përpjekjet e bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndihmojnë të dalin nga kriza.

Përveç kësaj është për tu habitur se a mund të jetë  Presidenti I Kosovës I pa informuar për atë se çka dhe si deri tash kanë vepruar partitë shqiptare dhe udhëheqësit e tyre në pushtet brenda gjithë kësaj kohe duke e sjellë ketë shtet këshilli Evropian ta konsiderojë se ndodhet në gjendje më të keqe se para 10 viteve,  ky është konstatimi I këshillit Evropian, a është e mundur Presidenti i Kosovës mos e dijë se çka këto dy vjetët e fundit ngjanë dhe çka është punuar për veprimin e partive dhe eksponentë të këtyre dy partive në pushtet a është e mundur ai të mos e dijë se në listë ka persona që ai dekoron të cilët publikisht kanë marrë pjesë në përkrahjen e forcave të armatosura të Maqedonisë edhe në vitin 1999 edhe në vitin 2001 duke u dhënë mbështetje të forcave të armatosura të Maqedonisë duke I ftuar ata që ti bombardojnë fshatrat e Maqedonisë Perëndimore,  duke I quajtur anëtarët  e UÇK-së si bandit, terrorist, me të cilët duhet shteti juridik ti qërojë hesapet , pavarësia e Kosovës përveç nga meritat që I ka UÇK – ja nuk do të ishte e mjaftueshme për çlirimin e saj nga okupimi serb pa ndihmën e SHBA –së e cila ishte në krye të paktit euroatlantik dhe të Unionit Evropian e njëjta Amerikë edhe sot e kësaj dite pas 15 viteve personat të cilat I dekoron Hashim Thaçi qëndrojnë në listën e zezë të departamentit të shtetit , ka persona të cilët dekorohen, të cilët edhe në fillim të viteve 90 kanë qenë aktiv dhe kanë vepruar aktiv në sektorin civil për demokratizimin dhe ruajtjen e tërësisë terotiriale të Jugosllavisë.

Këto gjëra Presidenti i Kosovës nuk mund të mos i dijë , ka informata se sot neve krejt i dimë , ne I kemi ditë edhe më përpara se ai dekoron persona të cilët I premtojnë besnikëri deri në vdekje shefit të UDB-së të Maqedonisë.

Ku janë motivet dhe qëllimet e Presidentit të Kosovës ditën kur filloj fushata parazgjedhore që nuk kërkon me ndonjë rrumbullaksim të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës që është e zakonshme që të vijë në Shkup dhe të kërkojë bashkimin e partive shqiptare por jo të gjithëve vetëm dy partive që deri tash kanë qenë duke I falënderuar faktit se kanë vepruar ekskluzivisht I kanë normat e Nikolla Gruevskit dhe shefit të tyre. Ai i njëjti president jemi dëshmitarë çka bën në bashkimin e subjekteve në Kosovë. A është e mundur Presidenti i Kosovës të mos e dijë se çka është këto ditë aktuale në Maqedoni.

Ne nga publikimi i një pjese të përgjimeve nga ana e shtetit Maqedonas, dhe vetëm nga kuadrot shtetëror e VMRO-së se si kanë vepruar  gjatë gjithë këtyre 8 viteve , mbi qytetarët e gjithë Maqedonisë e veçanërisht mbi shqiptarët , këtë e kanë bërë me përkrahjen e fortë të partisë shqiptare  në pushtet , fakte që janë nga ajo pak përgjime që janë publikuar e pamë se në çfarë pozite I kemi ne funksionarët tanë të Bdi-së , personi më I eksponuar në pushtetin ekzekutiv shqiptarë e lut bukfalisht shefin e UDB –së ti kryej punë në doganë , ai i thotë sot nuk mundet , kur të mundesh të takohemi të lutem të bëjnë punë të paligjshme , në çfarë pozite nënshtruese kanë qenë shqiptarët nga përfaqësuesit më të lartë të tyre në pushtet , këta persona ka gjet shkak Presidenti i Kosovës ti dekoron , Presidenti I Kosovës e dekoron e shtinë me një thes edhe veprimtarin e njohur akademik Ali Aliu, ka vendos ta dekoron akademikun Ali Aliu , atëherë është dashtë të veprojë njësoj si Presidenti I Shqipërisë Bujar Nishani kur ia dorëzoji për nder I kombit duke e ftuar në selinë e Presidencës të shtetit.

Akademiku Ali Aliu afër  45 vite jeton në Prishtinë ku ka zhvilluar veprimtari të bujshme letrare, shkencore, politike dhe patriotike . Ai jeton 45 vite në Prishtinë kurse I bën thirrje të vijë në Shkup t’ia dorëzoj dhe ta shtyj me personat të cilët më lartë I përshkruajta , kjo është bërë me qëllim  që na ndihmon Zotëri Hashim Thaçi – President i Kosovës shqiptarëve duke vepruar në drejtim të njëanshëm këto parti që deri tash ja sollën popullit shqiptar në Maqedoni këtë gjendje të mjerueshme , që ata përsëri ti fitojnë zgjedhjet dhe ata të vazhdojnë me të njëjtën veprimtari , ku unë shpresoj që nuk do të kenë sukses, por në fund desha të theksoj , ndoshta ka dhe shkaqe personale Presidenti i Kosovës , ku sot bota insiston Amerika,  që në procese gjyqësore që janë në rrjedhim e sipër të kyçen dhe organe hetuese nga jashtë dhe ajo kategorikisht refuzohet e kam fjalën për procesin e  Kumanovës. Lagjen e Trimave këtu mund lirisht të dyshohet se fshihen edhe motive që sigurisht do të dalin në pah.

Enjoyed this video?
xhevdet-hajredini-ish-minister-i-financave-23-11-2016-still001
"No Thanks. Please Close This Box!"