Zaev ja çka thotë për Qeverinë e re, asnjë fjalë për Deklaratën Shqiptare

Published on 17-05-2017

Gjorge Ivanov i ndau sot mandatin liderit të SDSM (Lidhjes Social Demokrate Maqedonase), Zoran Zaev për formimin e Qeverisë.

Ivanov theksoi se pengesat për dhënien e mandatit janë tejkaluar. Zaev theksoi se Qeveria e re do të ruaj unitaritetin e shtetit, shumëetnicitetin dhe rendin kushtetues të saj.

”Të nderuar qytetarë, i nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë, u falenderoj për dhënien e mandatit. Edhe një herë theksoj se pengesat për dhënien e mandatit janë mënjanuar. Kryetari Xhaferi e dorëzoi njoftimin për shumicën parlamentare, kurse unë dorëzova garancat për unitaritetin e shtetit. Në emër të shumicës parlamentare garantoj se do ta ruajmë unitaritetin, rendin kushtetues, sovranitetin dhe shumëetnicitetin e vendit”, theksoi Zaev.Ai tha se Qeveria e re reformatore garanton interesat shtetorore dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnike, religjioni, gjinie. Qeveria do të jetë në bazë të parimeve themelore dhe sundimin e së drejtës.

“Asnjë dokument plaformë, deklaratë, akt apo veprim që është kundër qëndrimeve të mëlarta, nuk mund të jetë kusht për formimin e qeverisë së Maqedonisë”, tha Zaev. Qeveria e re përbëhet nga SDSM, Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët. (INA)

Enjoyed this video?
zaev
"No Thanks. Please Close This Box!"