Zaev: Ja kur do të them “boll” për Qeverinë

Published on 23-10-2017

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se nëse qytetarët do të vazhdojnë ti japin besimin, ai do të qeverisë vetëm dy mandate. Kjo sipas tij do të vlejë edhe për ministrat e kabinetit të tij. Zaev këtë e ka theksuar në intervistën për Kanal77.

Ai ka folur edhe për tema të tjera, duke theksuar se së shpejti do të nis të funksionojë
numëruesi, që ka të bëjë me borxhin që i kanë ish-zyrtarët shtetit dhe paratë që duhet të kthehen. Zaev ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke nënvizuar se nuk mendon për diçka të tillë dhe se synimi parësor është që të përfundojnë zgjedhjet komunale. Ai shtoi se maxhoranca që e udhëheq ka mbështetje edhe nga deputetë të opozitës, të cilët së shpejti do ti bashkohen. Kryeministri Zaev gjithashtu kërkoi përkrahje edhe në balotazh, duke theksuar se programi i
tij dhe ofertat e kandidatëve nëpër komuna mundësojnë jetë dhe kthimin e dinjitetit të
qytetarit.

 

Enjoyed this video?
zv_1508743882-7300071
"No Thanks. Please Close This Box!"