Zaev: Kandidatët për kryetarë komunash do të zgjedhen nga qytetarët

Published on 28-08-2017

Partia qeverisëse në zgjedhjet lokale kandidatët për kryetarë komunash dhe këshillëtarët do t’i zgjedh përmes anketave që do t’i realizojmë tek qytetarët. Kështu u shpreh sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Komunat në jetën e përditëshme janë faktor serioz me ndikim në jetën e qytetarëve, dhe partia qeverisëse do t’i zgjedh kandidatët përmes anketave që do të bëhen tek qytetarët”, tha Zaev gjatë vizitës së tij në Berovë.

Ai theksoi se organet zgjedhore në parti tanimë janë formuar, ndërsa këto ditë do të sillen edhe vendimet për kandidatët kryetarë dhe këshilltarë të komunave.

Zaevi shpresoi që zgjedhjet të jenë kredibile, fer dhe demokratike, që qytetarët të kenë mundësi në mënyrë demokratike të zgjedhin përfaqësuesit e tyre komunal.

Enjoyed this video?
download (3)
"No Thanks. Please Close This Box!"