Zaev: Maqedonia do të jetë neutrale mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Published on 07-06-2017

Kur vendoset për hyrje në UNESCO dhe mbrojtje nga UNESCO të objekteve në Kosovë, Maqedonia nuk duhet të marrë anë. Ajo punë nuk varet prej Maqedonisë, dhe e njejta në rrethana të tilla, duhet të qëndrojë neutrale. Kështu iu përgjigj kryeministri Zoran Zaev, pyetjes së redaktorit të Televizionit Shenja, lidhur me deklaratat në mediat serbe rreth pranimit të Kosovës nën UNESCO, në programin e hapur në RTVM.

“Komentin se ajo është zemra e Serbisë e thash se serbët e komentojnë shumë shpesh atë, në aspekt se aty është historia e tyre, kishat dhe të ngjashme. Në raporte të tilla, kur vendoset për hyrje në UNESCO dhe mbrojtje nga UNESCO të objekteve në Kosovë, Maqedonia nuk duhet të marrë anë, veçanërisht kur flitet për dy fqinj, pse, nuk varet ajo punë nga Maqedonia, dhe Maqedonia në rrethana të tilla, duhet të qëndrojë neutral. Unë e kam kritikuar Qeverinë tonë, sepse mbajti anë në proces të tillë. Nuk duhej të veprojë ashtu. Unë besoj se edhe Kosova fqinje edhe Serbia fqinje, do të na kuptojnë, pse, sepse edhe ashtu nuk varet prej Maqedonisë ajo. Është e drejtë diplomatike të qëndrojë neutrale.”, ka deklaruar Zaev.

Zaev u pyet edhe për rastet e montuara dhe nëse është i sigurt se asnjë prej ministrave të tij nuk është i përfshirë në Rastin e Kumanovës. Ai tha se nuk mund të garantojë dhe se nëse konfirmohet diçka e tillë do të kërkojë shkarkimin e cilitdo ministër.

“Nuk jam i sigurt nëse dikush tregon se posedon dëshmi serioze, cilido qoftë nga ministrat, nga LSDM, nga BDI, nga Aleanca, ekspertët, të pavarurit që marrin pjesë aty, partitë tjera politike dhe të ngjajshme, tregon indikacione serioze përmes dëshmive, do të kërkohet që menjëherë të largohet nëpërmjet dorëheqjes, ose do të shkarkohet me propozimin tim përpara kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev, ishte i ftuar mbrëmë në një program të hapur në servisin publik, ku morrën pjesë edhe redaktorë të tetë mediave të Maqedonisë. Përfaqësues i televizionit Shenja në këtë program, ishte redaktori Benjamin Arifi./Shenja/

Enjoyed this video?
zaev
"No Thanks. Please Close This Box!"