Zaev në takim me përfaqësues të Google Jigsaw – vendoset bazë për zhvillim të bashkëpunimit

Published on 19-09-2017

Kryeministri Zoran Zaev u takua me Xherad Koen, një nga njerëzit e parë të njërës nga kompanitë më të zhvilluara botërore, Google Jigsaw.

Është shprehur mbështetje për ndryhimet që ndodhën në Maqedoni, që i kryesoi Qeveria e re, si dhe për mundësitë për të rinj dhe zhvillim ekonomik që i hapë Qeveria.

Kryeminsitri Zaev i prezantoi kushtet për investim në Maqedoni.

“Me politikat e Qeverisë së re, tha, e hapim Maqedoninë për botën si dhe për të rinjtë dhe njerëzit kreativ të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për zhvillim ekonomik të shtetit, por edhe e shohin të ardhmen e tyre në vendin e vet. Përmes biznes inkubatorëve dhe start ap qendrave, jemi të fokusuar, si Qeveri, në mbështetjen e kompanive dhe individëve me ikde inovative. Jemi të interesuar t’i mbështesim edhe nismat e mira në sektorin TI dhe teknologji.

Në takim, përfaqësues të Google Jigsaw që që e shoqëroni9n përfaqësuesin e kompanisë, Xherad Koen, kumtuan vlerësim nga vizita e kohëmëparshme e tyre në Maqedoni, se vendi ka njerëz të rinj kreativ të cilët do të mund të kontribuojnë në sektorin inovativ, teknologjik dhe atë të TI-së.

Në takim u bisedua për ide për bashkëpunim në Republikën e Maqedonisë. U vendos baza për zhvillimin e bashkëpunimit.

Enjoyed this video?
133863032
"No Thanks. Please Close This Box!"