Zaev: Përfundoi koha e kërcënimeve!

Published on 27-09-2017

Gazifikim të Aerodromit dhe Shkupit, mbështetje në sport, ulje të ndotjes, ajër të pastër, përmirësim të komunikacio0nit përmes ndërtimit të rrugëve të reja, ujësjellës të ri, sistem kolektor….,
premtuan sonte para banorëve të Aerodromit lideri i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev dhe kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit dhe të Aerodromit, Petre Shilegov dhe Zllatko Marin.

“Kërkoj mbështetje nga ju që ta vazhdojmë atë që së bashku e filluam. Thirrjen për fitore e dërgoi Aerodromi më 11 dhjetor të vitit 2016”, tha Zaev dhe përkujtoi se koha e kërcënimeve përfundoi dhe se tani qytetarët do të votojnë lirshëm pa obstruksione, pa shantazhe dhe presione. Zaev para banorëve të Aerodromit premtoi mbështetje për bizneset e vogla sepse, siç tha, mu bizneset e vogla sjellin ekzistencë për të rinjtë dhe kjo është zgjidhje për problemet me papunësinë.

Kryetari i LSDM-së tha se dëshmi për të është puna në tre muajt e fundit edhe pse, sipas tij, kanë hasur në shtet të rrënuar, si dhe buxhet në të cilin nuk ka para për pensione, për rroga, për mbrojtje sociale dhe shëndetësore.

“Menjëherë për tre muaj e gjysmë e stabilizuam buxhetin dhe ai tashmë nuk është i rerzikuar. E kthyem tarifën e lirë ditore, tetë milionë euro para lëshuam si kursime prapa drejt të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Për tre muaj e gjysmë i sollëm ligjin për rrogën minimale që paraqet 12.000 denarë. Me këtë ligj i hapëm spiralet e ngritjes së rrogave”, tha Zaev.

Sipas tij, është e palejueshme që komuna Aerodrom, që është një nga thelbet më të mëdha urbane në kryeqytet të ketë probleme me ujin, kanalizimin, me ajrin e ndotur. /albeu.com/

Enjoyed this video?
zaevv
"No Thanks. Please Close This Box!"