Zaev sjell gëzim për mediumet serbe, Maqedonia ndryshon qëndrimin për Kosovën (Foto)

Published on 04-05-2017

Zaev sjell gëzim për mediumet serbe, Maqedonia ndryshon qëndrimin për Kosovën (Foto)

Mediumet serbe po i kushtojnë rëndësi të veçantë deklaratës së kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia gjatë votimit të ardhshëm për anëtarësim të Kosovës në UNESCO do të ketë qëndrim neutral. Zaev në një deklaratë për Tv Prva në pyetjen se si do të votojë Maqedonia gjatë votimit të ardhshëm për pranim të Kosovës në UNESCO u përgjigj shkurt “në mënyrë neutrale”. Maqedonia ka qenë në mesin e vendeve që kanë votuar për pranim të Kosovës në UNESCO në seancën e Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate në Paris në vitin 2015”, rikujton Gazeta Blic.

zaev 9

Enjoyed this video?
Zaev sjell gëzim për mediumet serbe, Maqedonia ndryshon qëndrimin për Kosovën (Foto)
"No Thanks. Please Close This Box!"