ZAEV: TË DËNOHEN KËRCËNUESIT E EKIPIT TË TV SHENJA-S (VIDEO)

Published on 19-07-2017

Kryeministri Zoran Zaev ka dënuar kërcënimin e ekipit të Televizionit SHENJA që ndodhi dje në lagjen Dyqanxhik të Komunës së Çairit nga persona që u deklaruan se janë aktivistë të BDI-së. Zaev tha se mesazhi i tij vlen për mbështetësit dhe aktivistët e të gjitha partive dhe kërkoi që rastet e këtilla të procesohen me qëllim që institucionet t’u japin dënimin e merituar kërcënuesve të tillë.

Zaev tha se kritikat ndaj punës së Qeverisë risin cilësinë e jetesës, ndërsa mediumet i quajti ndërgjegje e shoqërisë.

“Këtë që do ta them ka të bëjë me anëtarët, simpatizuesit, aktivistët e LSDM-së, BDI-së dhe cilës do qoftë partie tjetër. Mediumet janë ndërgjegja e shoqërisë tonë, qasja kritike ndaj pushtetit është cilësi e jetesës. Të mos lejojmë që kushdoqoftë gazetarë, pronarë, kryeredaktor apo punonjës mediatik të jetë i rrezikuar në shoqërinë tonë si dhe cilidoqoftë qytetari ynë. Unë ju lutem të gjitha kërcënimet menjëherë ti procesoni në institucione që me vëmendje të plotë t’i procesojmë dhe njerëzit e këtillë të mbajnë përgjegjësi për veprimet eventuale nëse dëshmohet se ka qenë ashtu”, tha Zaev.

Enjoyed this video?
zaev-1-804x380
"No Thanks. Please Close This Box!"