Zaev udhëton drejtë Shqipërisë

Published on 22-08-2017

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev të shtunën, (26 gusht) do të marrë pjesë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar integrimit rajonal, që do të mbahet në Durrës, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar.

Krahas kryeministrave të shteteve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.

Në takimin në Durrës, homolog i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione punuese me tema të lidhura me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

Enjoyed this video?
zoran-zaev-nuk-ka-kushte-p-euml-r-mbajtjen-e-zgjedhjeve-t-euml-parakohshme-m-euml-24-prill_hd-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"