Zaev: Veprimet e Gruevskit, Pazar për amnisti

Published on 02-05-2017

18zoranzaev

“Qytetarëve dhe Ivanovit edhe njëherë do t’i prezantohet Programi e Qeverisë së re. Ne jemi politikanë seriozë dhe me atë dëshirojmë edhe njëherë t’i thyejmë të gjitha argumentet jo-logjike të Ivanovit”, ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, disa ditë pas incidentit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë.

“Nuk do u lejojmë skenarin. Më mençuri, me respektim të Rregullores, Kushtetutës dhe Ligjeve, me qetësi, tonën dhe të qytetarëve, me mbështetjen e opinionit vendor dhe atij të jashtëm do ta zbatojmë obligimin tonë për formimin e Qeverisë së re. Edhe pse institucionet janë të partizuara, por e dimë edhe atë se në to ka profesionist të cilët nuk do të shkelin Kushtetutën dhe ligjet dhe nuk do të veprojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Në fund e patë se çfarë pjekurie treguan qytetarët të cilët e vërejtën qëllimin e këtij regjimi në largim dhe nuk u bënë pre e provokimeve”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse Gruevski këtë e bën për amnisti, Zaev në përgjigjen e tij ishte decid.

“Po, këtë që po e bën Gruevski e bën për pazar për amnisti. Amnisti nuk do të ketë. Krejt atë që dëgjoi opinioni, se çfarë ka bërë Gruevski, do të shkoj në gjyq”, tha Zaev, sipas të cilit do të ketë një sistem të pavarur gjyqësor që do të vërtetoj fajësinë e tij. Por ikje nga ballafaqimi me drejtësinë, s’ka. Iu premtova qytetarëve, Maqedonia do të jetë një shtet juridik dhe drejtësia do të vlej për të gjithë njësoj.

Enjoyed this video?
18zoranzaev
"No Thanks. Please Close This Box!"