Zaev-Vuçiq: Çdo keqkuptim do ta tejkalojmë me dialog

Published on 23-08-2017

Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi të përbashkët me kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njofton se pas një bisede telefonike mes Zaevit dhe Vuçiqit janë rishikuar gjitha aspektet e situatës së krijuar pas incidentit diplomatik që ndodhi të dielën në mbrëmje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria njoftojnë se gjatë bisedës mes Zaevit dhe Vuçiqit janë arritur këto përfundime:

1. Maqedonia dhe Serbia gjitha keqkuptimet eventuale mes tyre do t’i zgjidhin me dialog.

2. Pa dallim të qëndrimeve të ndryshme politike në lidhje me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë për ballafaqim, por edhe për përparimin e realacioneve miqësore mes dy vendeve.

3. Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë hapa edhe më të mëdha për përparimin e relacioneve ekonomike dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve.

4. Maqedonia dhe Serbia në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetit të mirë do t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e diplomatëve dhe konsullatave në territoret e tyre.

Në fund nga Qeveria e Maqedonisë shtojnë se me Serbinë do të intensifikojnë komunikimin dhe do ta mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së.

Enjoyed this video?
Zaev-Vuçiq-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"