Zbardhet takimi Rama- Meta, ku ndahen dhe ku bashkohen PS dhe LSI

Published on 03-04-2017

rama-meta-me-gota-1-571x350

Me shumë gjasa Edi Rama dhe Ilir Meta do të hyjnë së bashku në zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime nga takimi i mbrëmshëm i thanë Panorama Online se në takim dy kryetarët e partive më të mëdha të koalicionit të majtë kanë rënë dakord parimisht që të kërkojnë së bashku mandatin e dytë.

Megjithatë burimet thanë se jo për gjithçka Rama dhe Meta ndajnë të njëjtin qëndrim.

Panorama Online mëson se palët ndahen në faktin nëse duhet të hyjnë me apo pa opozitën në zgjedhje.

Burimet thonë se Rama është shprehur se është gati të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse PD do të bojkotojë.

Por nuk është në të njëjtin mendim Ilir Meta. Burimet i thanë Panorama Online se kreu i LSI-së është kundër zhvillimit të zgjedhjeve vetëm me një krah politik.

Gjatë mbledhjes është diskutuar dhe është rënë dakord që të propozohet një marrëveshje për zgjidhjen e krizën politike dhe futjen e PD-së në zgjedhje ku të përfshihet edhe zgjedhja e Presidentit të ri.

Enjoyed this video?
rama-meta-me-gota-1-571x350
"No Thanks. Please Close This Box!"