Zbulohet deputeti që ka fituar miliarda nga tenderët, ja emri i tij (Dokumente)

Published on 08-02-2017

euroo_1486464192-9679536-633x330

Kompania e deputetit socialist, Xhemal Qefalia ka fituar 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite, sipas Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, Grida Duma tha se firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti. Por sapo kompania kaloi në pronësi të nipave të deputetit, fitoret në tendera nuk u ndalën më, sipas opozitës.
“Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij”- tha Grida Duma, duke publikuar dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.
“Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit. Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe ska para për shkolla, për ngrohje, për ilace, për hallet e nejrëzve. Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës”- tha ajo, duke ftuar shqiptarët që më 18 shkurt të ngrihen dhe të ndalin korrupsionin, zhvatësit dhe të zgjedhin qeverinë për njerëzit.

Enjoyed this video?
euroo_1486464192-9679536-633x330
"No Thanks. Please Close This Box!"