Zekaj: Vetëm një pjesëtar i grupit të Kumanovës është vra në front, tjerët në polici

Published on 03-03-2017

mirsadi-begu

Babai i luftëtarit, Val Zekaj në Rubikon të KTV-së foli për vrasjet që janë bërë gjatë betejës së vitin 2015 në Kumanovë.

Ai thotë se vrasja e parë është bërë në front. Të tjerat sipas tij nuk janë bërë në front.

Ky fakt Zekajn e bën të dyshojë se çdo gjë është sjellë rreth parasë.

“Ata që janë vrarë në front dihet. Sa i përket vrasjes, i pari është vrarë Zymberi. Për vrasjet tjera, thuhet dhe është e vërtetë se nuk janë vrarë në front”, ka thënë ai.

Zekaj tha se është i gatshëm të jap cdo gjë vetëm ta zgjidh rastin e djalit.

Mirëpo, ai tregoi se autoritetet maqedonase nuk po lejojnë të marrin avokat të huaj. Vali aktualisht mbrohet nga një avokat shqiptar në Maqedoni.

“Kam ardh si prind i gjithë luftëtarëve, kam ardh si përfaqësues i të gjithëve sepse në familjarët e kemi krijuar një Këshill… Jam takuar me William Walker dhe i kam treguar edhe brengën time”, ka thënë ai. “Kam bindjen se ata do të dënohen me burgim të përjetshëm. Sikur të kishim shtet nuk do të lejohej kjo. Do t’i bëhej me dije maqedonasve se ata janë tradhtuar”, ka shtuar ai.

Enjoyed this video?
mirsadi-begu
"No Thanks. Please Close This Box!"