Zekiri: E gjithë pasuria ime është në dispozicion të LSDM-së (Foto)

Published on 18-02-2017

muhamedzeqiri

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët sot përmes një komunikate akuzuan Zekirin se ka dhuruar 180 mijë denarë për fushatën e LSDM-së. Zekiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se e gjithë pasuria e tij që posedon do të jetë në dispozicion të LSDM-së, për siç thotë, të zhduken kriminelët nga rradhën e OBRM-PDUKM-së dhe të fitojë drejtësia, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kështu pra ta dini ju nga OBRM-PDUKM. Jo 180.000 denarë, por e tërë pasuria ime, gjegjësisht tërë pronën time e lë në dispozicion të LSDM-së, me qëllim që të fitojë drejtësia dhe kriminelët sikur ju, të japin përgjegjësi! Asgjë nuk do t’u shpëtojë nga përgjegjësia për keqbërjet e juaja ndaj qytetarëve të Maqedonisë gjatë qeverisjes suaj”, shkruan Zekiri.

IMG_1705

Enjoyed this video?
muhamedzeqiri
"No Thanks. Please Close This Box!"