Zekiri: MBP-ja të nis hetimin, dhunuesit e Mijallkovit të japin përgjegjësi (VIDEO)

Published on 19-02-2017

muhamed-zekiri-480x270

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka mbajtur një pres konferencë në të e konfirmoi informacionin se mbrëmë ka qenë i sulmuar në një kafene të Shkupit.

“Dua të porosis, si qytetar dhe si deputet i përzgjedhur nga qytetarët të cilët në numër të madh zgjodhën ndryshimet. Në Maqedoni do të ketë drejtësi për të gjithë! Mbaroi koha e dhunës! Secili që e ka bërë atë apo akoma e bën do të jep përgjegjësi! Institucionet janë të obliguara që t’i mbrojnë qytetarët, e jo interesat personale partiake të personave të caktuar nga qeverisja kriminele e cila është në largim.

Persona të sigurimit të Sasho Mijallkovit, mbarëm verbalist dhe fizikisht më kanë sulmuar. Mijallkov ishte i ulur në lokalin Dion, ku hyra unë me miqtë e mi pasi kishim tavolinë të rezervuar. Objekti është nën vëzhgimin e kamerave dhe gjithë këtë që po e flas policia mundet shumë lehtë ta vërtetojë.

Dhjetëra persona të cilët ishin të ulur në tavolinë me Mijallkovin erdhën deri tek ne dhe na kërkuan që ta lëshojmë lokalin pasi isha i padëshiruar. Aty paska pasur aheng privat. Pasi ju sqarova se kishim të rezervuar tavolinë, njëri prej tyre i cili është i njohur edhe për policinë, e ktheu tavolinën dhe i gjithë grupi filloi të na shtyj kah dalja e lokalit. Njëri prej tyre nxori legjitimacion të policisë dhe kërkoi nga unë që të identifikohem. Derisa unë po e nxjerrja letërnjoftimin, një person tjetër më sulmoi nga mbrapa në kokë. Rastin e kam paraqitur në polici. Është skandaloz fakti që polici para të cilit po jepja deklaratën, nuk dëshironte që në deklaratë të shkruaj emrin e Sasho Mijallkovit, edhe pse bëhet fjalë për deklaratë timen  para policisë në të cilën kam të drejtë si çdo qytetar.”- u shpreh Zekiri në lidhje me rastin.

Zekiri më tej kërkoi nga MPB-ja që menjëherë të nis hetimin dhe ta zbardh rastin. Dhunuesit duhet të japin përgjegjësi. Pa marrë parasysh njerëz të kujt janë. Ai edhe një herë përsëriti se në Maqedoni do të ketë drejtësi, pasi për të votuan mbi 600.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë.

Enjoyed this video?
muhamed-zekiri-480x270
"No Thanks. Please Close This Box!"