Zendeli i Rilindjes me BESË pse nuk ishte në seancën e votimit në Kuvend

Published on 02-06-2017

Deputeti i koalicionit Rilindje me BESË, Fadil Zendeli nuk ka qenë në seancën për votimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Zaev.

Derisa bashkëpartiakët e tij ishin në seancë dhe votuan të përmbajtur, Zendeli nuk ka qenë fare në seancë, informon INA.

Nuk bëhen të ditura arsyet e mospranisë së Zendeli, i cili ende pretendon se udhëheq me fraksionin e RDK pas ndarjes së Vesel Memedi, i cili zyrtarisht posedon vulat dhe dokumentet partiake.(INA)

Mars, 2017 – Deputeti i koalicionit “Rilindje me BESË”, Fadil Zendeli vlerësoi se nuk duhet të ndalen përpjekjet për të formuar Qeveri me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet rehati dhe perspektivë.

Ai në emisionin “Arena”, ka thënë se nuk është moment për të nënçmuar situatën e sigurisë dhe se e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë situatë është që të ketë institucione stabile të cilët do të ballafaqohen me problemet.

“Status quo mund të jetë zgjidhje e momentin por, nuk është zgjidhje për ditën e nesërme. Kemi status quo, ndoshta edhe këto dy subjekte VMRO dhe BDI ndonjëherë nuk janë të interesuar që situata të ndryshon dhe të krijohen rrethana për krijimin e Qeverisë së re. Në këtë rast partitë politike tjera duhet të angazhohen maksimalisht që sa më shpejt të krijohen institucionet dhe u ofrohet qytetarëve rahati dhe perspektive” , ka thwnw deputeti Fadil Zendeli.

Sa i përket pjesëmarrjes së koalicionit “Rilindje me BESË” në Qeveria e ardhshme, Zendeli tha se një gjë e tillë do të analizohet rrënjësisht dhe se nuk duhet hyrë në Qeveri pa kushte, siç kanë vepruar partitë politike të deritanishme.

 “Ne si shqiptare ua kemi parë sherrin shqiptarëve që kanë hyrë në Qeveri pa kushte. Ne duhet të krijojmë program qeveritarë për të realizuar interesant e shqiptarëve. Me mandatarin e mundshëm do të bisedohet për një pjesëmarrje të mundshme. Përpos Platformës janë edhe programet tona”, ka shtuar ai.

Zendeli ka folur edhe për takimet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, duke thënë se në ato takime është biseduar se si të vihet deri tek funksionalizimi i Kuvendit.

Enjoyed this video?
FADIL-640x331
"No Thanks. Please Close This Box!"